Në Spitalin Infektiv në Tiranë vazhdon të rritet numri i të shtruarve. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 78 pacientë po marrin trajtim spitalor.

“Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar”, sqaron Genta Qirjako ISHP.

Ndërkohë, ajo bëri me dije se në vendin tonë “janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re