Qeveria e Vietnamit njoftoi se numri i të vdekurve gjatë tajfunit që javën e kaluar goditi pjesën jugore dhe qendrore të këtij vendi, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, është rritur në 69 persona, ndërsa 30 të tjerë llogariten si të zhdukur.
Tajfuni ka shkaktuar dëm të madh në prag të mbajtjes së samitit ekonomik në të cilin do të marrin pjesë liderë nga mbarë bota, por nuk ka sjellë në pikëpyetje mbajtjen e takimit të nivelit të lartë.
Drejtoria për Menaxhim me Katastrofa e Vietnamit të martën bëri të ditur se pasojat e përmbytjeve ende janë prezente, dhe se pjesë të autostradës kryesore gjenden nën ujë, që në masë të konsiderueshme vështirëson komunikacionin.
Qeveria e Vietnamit ka aprovuar 44 milionë dollarë (rreth 38 milionë euro) ndihmë për viktimat e tajfunit. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re