Më shumë se 276 mijë njerëz janë infektuar dhe rreth 11 mijë e 400 kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në mbarë botën, bazuar në të dhënat e faqes “Worldometers”.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 70 milionë njerëz do të jenë në karantinë duke filluar ng kjo fundjavë, përfshirë amerikanët në Nju Jork, Illinois dhe Kaliforni.

Kolombia ka marrë vendim për futjen e tërë vendit në karantinë duke filluar nga e marta e ardhshme. Të njëjtin vendim e ka marr edhe Jordania.

Kina nuk ka raportuar asnjë rast të transmetuar përbrenda vendit, por numri i rasteve të personave që janë infektuar në vendet e huaja po vazhdon të rritet. Një dukuri e tillë po vërehet edhe në Korenë Jugore.

Turqia ka shënuar një rritje të beftë të numrit të të prekurve nga koronavirusi duke arritur në më shumë se 600, ndërsa numërohen 9 të vdekur.

Në Tajlandë u shënuan 89 raste të reja të infektimeve të shtunën. Kjo paraqet shifrën më të madhe ditore në këtë shtet që nga fillimi i përhapjes së virusit.

Numri i rasteve të koronavirusit ka shkuar në mbi një mijë së fundi në Japoni, Australi dhe Kanada.

Vlen të theksohet se pas disa ditësh, Kina ka numëruar gjatë 24 orëve të fundit 7 vdekje dhe 41 raste të reja. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re