Numri i të vdekurve në tërmetin që ka qenë i efektshëm në perëndim të Iranit është rritur në 328, ndërsa në tërmetin e ndjerë në qytete të ndryshme të Irakut, kanë humbur jetën të paktën 7 persona. 

Numri i të vdekurve në provincën perëndimore të Iranit, Kirmansha, si pasojë e tërmetit me fuqi brej 7.3 ballë sipas Rihterit, epiqendra e së cilës është qyteza Halepçe në afërsi të kufirit irakiano-iranian, është rritur në 328.

Sipas lajmit të agjencisë gjysmë zyrtarë të Iranit, Tesnim, zëdhënësi i Institucionit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Iranit, Behnam Saidi, theksoi se numri i të vdekurve në tërmetin që ka qenë i efektshëm në perëndim të vendit është rritur në 328.
Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë njoftuan se numri i të lënduarve në tërmet është 3 mijë e 950.
Lideri iranian, Ali Khamenei, urdhëroi ushtrinë dhe të gjitha institucionet qeveritare që të gjitha resurset të vihen në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e rajonit të goditur nga tërmeti.
Në njoftimin e publikuar nga drejtuesit e provinca e Kirmanshah, është bërë e ditur se në vend është shpallur tre ditë zie për shkak të tërmetit. – Në Irak kanë humbur jetën 7 persona Nga ana tjetër në tërmetin e ndodhur në mbrëmjen e kaluar, në Irak kanë humbur jetën të paktën 7 persona, ndërsa janë lënduar 425 të tjerë.
Në njoftimin nga Gjysmëhëna e kuqe irakiane është theksuar se në tërmetin e ndjerë në qytete të ndryshme të vendit, kanë humbur jetën të paktën 7 persona, janë lënduar 425 të tjerë dhe ka dëme të mëdha veçanërisht në qytetin Sulejmanije, shkruan aa. Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS), ka konfirmuar se fuqia e tërmetit të mbrëmshëm është përditësuar në 7.3 ballë sipas rihterit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re