Skip to content

Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid 19 në Serbi, konfirmohen 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën dhe 219 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve deri më tani me Covid 19 në Serbi ka shkuar në 2,666, ndërsa i viktimave në 65.

Që nga raporti i fundit, deri në ora 15:00, janë testuar mostrat e 1,135 personave, nga të cilët 219 kanë rezultuar pozitivë.Në spitale janë shtruar 1,705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.

Të vdekurit e ditës së djeshme ishin të moshës mesatare 62 vjeç dhe ishin me disa sëmundje të tjera të shoqëruara. Ndërkohë deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona.