Është rritur numri i viktimave nga Covid në vendin tonë.

Abc News raporton se dy qytetarë nga Peqini kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit, duke e çuar në 12 numrin e viktimave në këtë qytet.

Sipas informacioneve viktimat janë një 56 vjeçar dhe një 64 vjeçar, të cilët prej ditësh për shkak të gjendjes shëndetësore kanë qenë të shtruar tek spitali Covid 2, Shefqet Ndroqi.

Ndër të tjera burime për ABC konfirmojnë se të dy viktimat kanë humbur jetën në spital, një në orët e vona të mbrëmjes dhe një mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me Covid në qarkun e Elbasanit është 624 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re