“Nga 1 shkurti qeveria greke do të rrisë pagën minimale”. Kështu deklaroi ministrja e Punës, Effie Achtisoglou këtë të shtunë duke theksuar gjithashtu se rritja e pagave do të variojë nga 5 deri në 10%.

 

Ministrja tha gjithashtu se qeveria synon një rritje edhe më të madhe të pagave pasi ekonomia greke mund ta përballojë.

 

“Ne po synojmë një rritje edhe më të madhe, dhe ne besojmë se ekonomia greke mund të përgjigjet. Kryeministri do të shpallë vendimin përfundimtar. Pozita jonë, e cila konfirmohet nga gjetja, është se rritja e të ardhurave të punonjësve nga njëra anë ndihmon në krijimin e një shpërndarjeje më të drejtë të pasurisë së gjeneruar. Nga ana tjetër, ajo jep një nxitje për kërkesën e brendshme dhe në këtë kuptim do të jetë një faktor rritjeje, një levë për rritjen ekonomike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re