Ministria e Shëndetësisë bëri publike të dhënat më të fundit në lidhje me situatën në vend për shkak të koronavirusit.

Nga të dhënat shihet se Shkodra është vatra më e nxehtë, me plot 14 të infektuar në 24 orët e fundit.

Vijojnë të shënohen shifra të larta të të infektuarve me koronavirus në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 78 persona.

“Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec”, njofton Ministria.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re