
Niveli i lumit Vjosë është rritur ndjeshëm, duke arritur në 8.3 metra, një shifër që konsiderohet alarmante nga autoritetet dhe strukturat e monitorimit hidrologjik.
Prurjet janë aktualisht shumë të larta si pasojë e reshjeve intensive, çka shtojnë presionin në shtratin e lumit.
Situata pritet të mbetet kritike për orët në vijim, ndërsa deri tani raportohet për 11 banesa të përmbytura në Novoselë dhe 3 në Mifol.
Sipas banorëve të zonës, rritja e nivelit të ujit në Vjosë, rrezikon përmbytje masive të zonave përreth.
