Vizita e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë është organizuar nën masa të rrepta sigurie.

Mbi 1600 efektivë policie  janë në terren, mes tyre edhe forcat e RENEA-s dhe Forca Kombëtare e Sigurisë. Ata u janë bashkëngjitur forcave të sigurisë ukrainase që janë në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e të gjithë takimit dhe samitin. Mësohet se mes autoriteteve të sigurisë ka pasur komunikime të mëparshme për masat e sigurisë.

Ndërkohë ka dhe snjaperistë lart mbi godinat e institucioneve.

Zelensky ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza’ në Tiranë me një avion Airbas A 310 mbrëmjen e djeshme, ku u prit nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

Zelensky është pritur dhe shoqëruar nga Rinasi për në Tiranë nga një super eskortë me dhjetëra makina policie, numri i saktë i tyre nuk tregohet për çështje sigurie./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re