Çmimi i naftës së papërpunuar Brent në tegun ndërkombëtar ka arritur çmimin më të lartë në dy vitet e fundit duke arritur vlerën në 61.33 dollarë për fuçi të mërkurën në mëngjes.
Pritet që çmimi të rritet ende, pasi që vendet e OPEC-ut, por edhe ato që nuk janë pjesë e saj, i dhanë mbështetje vazhdimit të kufizimit të prodhimit.
Çmimi i brendit ndërkombëtar referues Brent të mërkurën në mëngjes u rrit për 0.64 për qind, kurse brendi referues amerikan West Texas Intermediate (WTI) u rrit për 0.94 për qind dhe tani është 54.89 dollarë amerikan.
Rritja e çmimit të naftës së papërpunuar është vërejtur kur vendet anëtare të OPEC-ut në krye me Arabinë Saudite u dakorduan për kufizimin e prodhimit, të cilës më pas iu bashkangjit edhe Rusia, vendi udhëheqës që nuk janë anëtare e OPEC-ut.
Nafta Brend të mërkurën në mëngjes për herë të parë pas dy vitesh tejkaloi çmimin prej 61 dollarë për fuçi. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re