Situata e Covid-19 në vendin tonë vijon që të mbetet shqetësuese, ndërkohë që shifrat e personave të infektuar dhe atyre që ndërrojnë jetë ditët e fundit kanë qenë në rritje.
Ndërkohë që për të siguruar një trajtim efektiv për pacientët e sëmurë me koronavirus, tek spitali Covid3 mbrëmjen e sotme është vendosur një bombul e madhe oksigjeni, për të furnizuar bombulat e vogla.
Bombula vendosur për pacientët që do të kenë nevojë për trajtim me oksigjen, e cila është si një përforcim shtesë për të përballuar situatën në raste emergjence.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2044 testime, dhe kanë rezultuar pozitiv 410 persona. Sakaq mësohet se kanë ndërruar jetë 8 persona, ndërkohë që betejën me virusin e kanë fituar 81 qytetarë.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
/faxweb