Në vendimin e marrë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë u vendos se norma bazë e interesit nuk ndryshon dhe do të mbetet në 3.25%. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i cili ka deklaruar se rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2024, por shtoi se në vitet në vijim do të ketë rezultate më të mira.

Inflacioni shtoi Sejko, është rrezik për stabilitetin ekonomik, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në të ardhmen

“Pagat e larta për shkak të mungesës së lartë për fuqi punëtore, po mbajnë të lartë inflacionin. Rritja e normës bazë ka ndikuar në rritjen e interesave në tërësi. Kursi i këmbimit ka pasur forcim të fortë kundrejt lekut. Forcimi i lekut ka qenë më i fortë në tremujorin e tretë. Forcimi i kursit ka dhënë ndikim në uljen e inflacionit të importuar. Ekonomia do të rritet nga nxitja e konsumit, investimet dhe shërbimet. Rritja do ngadalësohet në 2024, por do të vijojë rritjen në vitet që vijnë.

Norma bazë e interesit nuk ndryshon, mbetet në 3.25%. Por theksojmë se inflacioni është rrezik për stabilitetin ekonomik, jemi të gatshëm të ndërhyjmë në të ardhmen”, shtoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re