Nga Hoxhë Alban Gorishti

Në një shprehje filozofike thuhet kështu: Historia nuk është gjë tjetër veҫse një dialog dramatik ndërmjet Zotit dhe punës së Tij – botës historisë ose e njërës dhe tjetrës që në më të shumtën e herës janë të prezantuara përmes avokatit, përfaqësuesit apo bashkpuntorit të tyre kryesor –njeriut” Ferid Muhiq, Gjuha dhe Filozofia, fq 100.

Duke vizituar tregun e madh të qytetit më rastisi të shkoj edhe në pjesën më të vjetër të tij si dhe njëkohësisht atë me produkte më të thjeshta të tij, e kështu duke kaluar nëpër stendat e ndryshme më bëri përshtypje sesi shitësit në to të afroheshin sapo kaloje para hapsirës së tyre dhe të pyesnin nëse dëshiroje të blije diҫ prej tyre dhe e tërë kjo me një fytyrë ngashëruese e cila tregonte qartë nivelin e ulët të performancës së tyre ekonomike. Fytyra e tyre mbarte një shprehi të fshehur e cila gati të luste për të blerë diҫka prej tyre.Kjo më kujtoi po ashtu edhe gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi ynë para një moment ku shtrenjtësia e cila është tashmë prej kohësh e lartë pritet të hedhi përsëri “thonjtë” e saj në grykën e shqiptarëve të varfër.

Po ashtu në mënyrë të menjëhershme mu kujtua hadithi ku pejgamberi mori ankesa për rritjen e ҫmimeve ndërsa ai tha se ishte Allahu AI i cili i rriste apo i ulte ҫmimet. Por si ka mundësi kjo në një vend si ky i joni ku realisht tregjet apo politikat tregtare janë shpesh të nxitura nga ҫrregullime të mëdha tek vet menaxhuesit e këtyre politikave? Hadithi i mësipërm mendoj se ka vlerë akoma më të madhe në vende si ai i joni. Por fatkeqësisht është një fenomen që shpesh njerëzit neglizhojnë dhe e konsiderojnë të pavlefshëm kur fjala vjen për ligjet ekonomike, politike apo sociale, ajo ka të bëjë meatë që në islam konsiderohet si pandryshueshmëria e ligjeve morale.Prishja e etikës religjoze është si prishja dhe dhunimi i ligjeve të natyrës dhe pasojat janë identike. Kështu shumë njerëz nuk e përfshijnë në etikën sociale as moralin seksual por as atë religjoz me nën produktet e sistemit të tij etik, më kujtohet në këtë prizëm ajo që imam Muslimi ka vendosur si kapitull në të saktën e tij ku thotë: Kapitulli mbi turpin e tij të shumtë (të pejgamberit alejhi selam)”.Ndërsa “kapitujt” e legjislacioneve “Mes nesh” janë tërësisht të zhveshur nga ky realitet boshtor,ndërsa ne dikur njeriun pa bosht pa shtyllë kurizore e kemi etiketuar si individ me mungesë karakteri apo burrërie.Por realisht para se morali, etika të largohet nga një shoqëri apo bashkë me largimin e saj realisht ndodh një proçes i atrofizimit të shqisave, mos harroni se Kurani në çështjet e besimit më tepër i drejtohet shqisave sesa arsyes…Ne një raport 47 me 52 në të tëra trajtat e veta…

Nëse me vëmendje e lexojmë Kur’anin, do të shohim se besimi është i lidhur me shqisat dhe jo me mendjen, dhe skamja e besimit cilësohet me verbërinë e shqisave ose me funksionimin e gabuar të tyre e kështu fillimi i prishjes etike, morale fillon me mosfunksionimin e duhur të shqisave: “A mos ti do të bësh të dëgjojë shurdhi, ose drejtosh verbin, apo atë që është zhytur në humbje të thellë (Zuhruf, 40). E kështu pas ҫrregullimit të shqisave pason ҫrregullimi etik dhe pas një vendi “ekonomikisht” të shkatërruar do të gjesh me shumë mundësi ҫrregullim të sistemit etik të atij vendi.Kjo në Kuran shpesh paraqitet me fjalën fesad-ҫrregullim,prishje. Fjala fesad do të thotë humbje e cilësive natyrore dhe shkatërrim total i diçkasë. Shkatërrimi total i diçkasë e pamundëson rimëkëmbjen e tij. Prandaj, Kur’ani në shkatërrimin popujve flet për këtë gjendje të papërmirësueshme të tyre dhe pasi që është i pamundshëm përmirësimi i tyre, atëherë nevojitet shkatërrimi. Allahu thotë në Kuran: “Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godet tjetër veç ata që e kurdisen. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër, vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim” (Fatir,43). Te dy liget punojnë bashkërisht në Kur’an. Pikërisht për këto shpeshherë Kur’ani e potencon se shkak i tërmetit, i tufanit, erërave të fuqishme për të shkatërruar popuj kanë qenë ligjet etike. Funksionimi i përbashkët i ligjeve etike dhe natyrore në Kur’an, i shndërron ato në dy dukuri bazë
të së njëjtës ngjarje..

Ndërsa nga aspekti gjuhësor fjala sheriat (ligji etik dhe praktik islam) i aplikohet rrugës së drejtë të qartë e cila të shpie tek uji të cilën njerëzit për shkak të nevojës së madhe e ligjësojnë si hapësirë e vendtakimit të tyre. Ndërsa Gazaliu Allahu e mëshiroftë ka thënë: Qëllimi i sheriatit është i tillë që ti mbrojë njerëzve fenë, veten, mendjen, pasardhësinë dhe pasurinë e tyre ndaj gjithҫka që trupëzon mbrojtjen e këtyre pesë principeve konsiderohet si interes i dobishëm për ta ndërsa gjithҫka që ua humbet atyre këto principe konsiderohet si dëm që duhet shmangur” Gazali në El Mustesfa 1/286

Nga gjithë ky arsyetim në fund e kuptova se ngashërimi në fytyrën e atij tregtarit të vogël është pikërisht mënjanimi nga jeta e përbashkët e moralit dhe etikës religjoze e cila është në të vërtetë burimi i ngritjes dhe uljes së ҫmimeve dhe ҫrregullimit social. Nëse Islami si fe vepron në benefit të njeriut fatkeqësisht njeriu shpesh herë vepron në dëm të vetes së tij. E shndërrimi i shqisave tek njeriu dhe tjetërsimi kafshëror i ëndrave të tyre afron tek njeriu djajtë të cilët e urdhërojnë atë të veprojë gjërat më të kqija e më e keqja e tyre adhurimi i tjetërҫkaje përveҫ Allahut. Pra të cilët e zëvendësojnë lirinë e tyre relaitive duke e larguar nga ajo e pakufizuara absolute e Allahut dhe nëse relativja nuk varet më nga e pakufizuara absolute atëherë e humbet lirinë dhe shndërrohet në skllav të gjithҫkaje madje edhe të epshit të vet. Ndaj për këtë njerëzit që i shikojnë njerëzit e tjerë si ‘zota” duke e humbur individualitetin e tyre për shkak se e kanë kufizuar veten me relativitetin e tjetrit dhe jo me absolutizmin e hyjnores, së pari për t’u dobësuar në aspektin e shqisave e më pas kanë për të humbur etikën e cila e “skuq faqen e shoqërisë” (pra në moment kur ndodhin prishjet e moralit komunitar) kur duhet të skuqet e si pasojë mosreagimit të tyre qoftë etik apo praktik “zotat” e tyre (epshi,prijësi,prishja e moralit etj) i urdhërojnë në prishjen e etikës shoqërore e kështu humbin veten dhe të tjerët.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re