Rritja e çmimeve të karburantit dhe atyre ushqimore ka bërë që qytetarët të protestojnë dhe të kërkojnë marrjen e masave për uljen e ꞔmimeve.

 

Por, nga protesta në protestë është vënë re ulja e numrit të pjesëmarrëse. Aktivistja Mirel Ruko, e ftuar në studion e “Quo Vadis” katreguar arsyet pse njerëzit kanë “frikë” të protestojnë.

 

Sipas saj, shqiptarët kanë frikë nga kostot e protestës. Ajo theksoi se nga protestat nuk ka peërfitime të menjëhreshme, do të duhet kohë që të reflektohet.

 

“Ka disa arsye që bën qytetarët mos marrin pjesë. Nuk mjafton ditja e të vërtetës për tu derdhur në rrugë. Protestat e marsit ishin si atëherë për armet kimike, kishte panik se çfarë do të ndodhe. Po rriten çmimet nuk e njohim të ardhmen, ka pasur me qindra qytetarë ditën e parë e me dhjetëra ditën e dytë Këto kanë qënë dy ditët e protestës, më pas ne kemi vendosur që të mobilizohemi e të dalim në një ditë që ende nuk e kemi vendosur.

Njerëzit nuk dalin sepse kanë frike nga kostot. Nga protestat nuk ka peërfitime të menjëhreshme, do të duhet kohë që të reflektohet.Duke qenë se ka më shumë kosto të protestash sesa përfitime qyetarët nuk marrin pjesë. Një qytetare na tha që ‘im shoq do dalë të mërkurën në komison për të marrë kempin. Nëse e marrin vesh që dola në protestë nuk do na japin kempin”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re