Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, Basha ripërsëriti edhe njëherë propozimet për qeverinë që të eliminohet taksa “Rama”, siç e quan ai mbi karburantet.

“Ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë të plotë. Qeveria ka bërë veshin e shurdhët. PD ka dënuar me forcë dhunën policore, një praktikë e tmerrshme. Fytyra e vërtetë e një kryeministri të shkëputur nga realitet. Sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për ti ardhur në ndihmë njerëzve.

Nuk mjaftojnë fjalët, duhet hedhur në veprim. e lehtë ti vesh faj AK, të bësh sikur po zihesh me ata që i ke patur ortakë në krah. Ndërsa çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë.

Pavarësisht prej situatës së brendshme të PD, ne nuk e harrojmë detyrën tonë. Demokratët janë e do të jenë në krye të kësaj beteje, për krizën që po kalojmë. Qeveria shton retorikën e dhunën e qytetarëve.

Të ardhurat shtesë që ka marrë ti dedikojë për familjet në nevojë. Ka dy mënyra për situata të tilla, subvencionimi dhe tjetra përpjekja për të mbajtur nën fre çmimin.” u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re