Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar kryeredaktori i “Standard” Gëzim Saliu për të folur rreth rritjes së çmimeve në vend, protestave të qytetarëve dhe reagimit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij protestat e organizuara nga qeveria sollën një presion tek qeveria e Edi Ramës, i cili më pas u detyrua të prezantonte edhe paketën e rezisteccës sociale.

Për këtë të fundit, Saliu shprehet se nuk është e plotë.

Saliu: Rëndësia më e madhe e këtyre protestave është tek presioni që ka bërë te qeveria, pa këto protesta cmimi i naftës kapërceu tek 280 lekë, edhe tek produktet ushqimore, të paparballueshme, se e dimë që Shqipëria është vend i varfër në rajon, pensionet indeksohen.

Që në nisje të saj, protesta solli një presion te qeveria dhe te kryeministri Edi Rama, ka patur edhe protesta që i ka shpërfillur por kryeministri Edi Rama reagon kur ka rrezik, e pa që nuk ishte politike, por lindi vetvetiu nga presioni qytetar, nga vuajtjet, nje revoltë ndaj abuzimit.

Nga 280 shkoi në 217 pas ndërhyrjes e 203 sot. Pas presionit ai ndërhyri duke vendosur një cmim tavan, që është abuziv.

Ne shifrat i kishim lart, duke vendosur një cmim prej 203 lekësh për një javë, mund të ishin për një apo 2 ditë, se cmimi i naftës është i lëvizshëm disa herë brenda ditës.

Është një problem që prek qevrisjen e Edi Ramës, mungesa e kontrollit që quhet interes publik është evidente në shumë vite, kujtoni më parë levizjet e atyre që quhen oligarkë, apo biznesmenë, kanë përfituar më shumë nga investimet qeveritare.

Prioritet i qeverisë janë dhe do mbeten biznesmenët e mëdhenj ose oligarkë, që bashkëpunojnë me qeverinë, interesi qytetar kalon i dyti.

Autoriteti i Konkurrencës nuk ndërhyri, kur pati rritje me 50 lekë më shumë. Hesht dhe mbyll një sy ku i duhet.

Nuk kontrollojmë dot cmimin e karburanteve, apo produketeve ushqimore, çfare kontrollon kjo qeveri?

Cila është detyra e saj, a ka një detyrë, për cfarë është votuar? Kur ka një abuzim që shkon përtej masës, por pasojat e kësaj krize duhet të ishin prioritare. Paketa doli pasi protestave. Kjo paketë do të ishte shumë më e vogël nëse s’do kishte protesta, është jo e plotë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re