Deputeti Dashamir Shehi ishte i ftuar këtë mëngjes në Dita Jonë, ku ndër të tjera, ai foli edhe për protestën e një dite më parë dhe rritjen e çmimeve.

Shehi u shpreh se qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë, ndërsa sugjeroi edhe një politikë afatgjate për energjinë.

“Unë gjykoj që qeveria duhet të bëjë më shumë. Nuk është vetëm nafta, por kriza energjetike. Nafta, energjia, reflektohen te çdo gjë. Ky zinxhir duhet të mbahet nën kontroll. Këtu te ne i merr këto vendime vetëm një njeri.

Ne na mungon një politikë afatgjate energjetike. Kryeministri bën vetëm propagandë. Çmimet nuk i vendos qeveria, por edhe ekonomia e tregut ka disa rregulla, ka ente rregullatorë. Këto importuesit mjafton të hanë një darkë bashkë dhe vendosin çmimin”, tha Shehi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re