Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbyllur sot vizitën e tij në Shkodër, në një takim me punonjësit e një fabrike të prodhimit të këpucëve, ku ka diskutuar me t’a mbi situatën ekonomike të punonjësve por dhe sipërmarrësve.

Basha është shprehur se rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur të dyja palët, ndërsa shton më tej se “me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme”.

“Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit, është një hap i rëndësishëm për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi dhe atij fason në veçanti”, shprehet Basha.

Sipas kreut të PD, në këtëmënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin.

Postimi i Bashës

Pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me punonjës të kompanisë së prodhimit të këpucëve Comfort Shoes në Shkodër.

Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur sipërmarrësit dhe punonjësit. Me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme.

Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit dhe marrja e masave për të mbrojtur eksportet nga zhvlerësimi fiktiv i Euros janë jetike për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi, dhe atij fason në veçanti.

Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re