Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj është shprehur se bordi i transparencës nuk po e kryen siç duhet detyrën e tij.

 

Gjokutaj foli këtë të enjte në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve në ‘Vizion Plus’ dhe tha se transparenca përmes bordit nuk ka vlejtur për sa i përket çmimeve të karburanteve në vend.

 

“Bordi e ka mbaruar misionin që ditën e parë që u krijua për arsye që nuk kishte qëllim të ndikonte te çmimet por të bënte sa më pak transparencë. Nuk është se transparenca ka vlejtur për një analizë apo për të rritur besimin te konsumatorët.” – tha ai.

 

Gjokutaj u shpreh se qeverisë i është thënë nga ekspertët të kryejë detyrat dhe të studiojë potencialet e prodhuesve të naftës në vend.

 

“Kanë folur të gjithë ekspertët e mundshëm, të gjithë ata që janë aktiv. Qeverisë i është thënë dhe më së pari të studiuoj gjithë potencialet e marrëveshjeve të kontratave me prodhuesit e naftës në vend dhe ironia këtu është se ne jemi vend prodhues i naftës, dhe naftën e kemi më shtrenjtë se të tjerët

Të kryejë detyrat për sa i përket tregut qoftë të karburanteve qoftë të tjerave. Qeveria duhet të ishte e përgatitur si vendet e tjera qe janë prodhuese dhe eksportuese të naftës dhe kanë krijuar fonde E gjithë kjo qasje që po ndodh do të cojë në rritjen e mëtejshme të cmimeve. Karbutranti është shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe zinxhirin e furnizimit. Konsumatorët duhet të shtrëngojnë rripin”- u shpreh eksperti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re