Analisti Fatmir Merkoçi i ka kërkuar edhe njëherë tjetër llogari Kryeministrit Edi Rama për ligjin për oligarkët që sipa tij pritet të kalohet në parlament.

Nga protesta që po mbahet përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, Merkoçi i kërkoi Ramës të tregojë minimumin jetik të jetesës në Shqipëri; të bëjë publike kontaktet me oligarkët; të bëjë publikë ligjin për oligarkët; dhe në fund e pyeti përse Autoritet i Konkurrencës nuk gjobiti oligarkët që rriten çmimin e miellit.

“Diktaturën që ka vendosur kryeministri ynë. Kanë frikë të dalin qytetarët sepse do t’i shkojnë në shpia, biznese. Nuk jam këtu për të folur para kamerave se kam dalë në tv dhjetëra herë. Në emër të popullit i kam bërë 3 pyetje. E para: Të deklaroi minimumin jetik ligjërisht. Na duhet minimumi jetik. Nuk merret me oligarkët por me qyteraët. I kam kërkuar së dyti kontratat me oligarkët të cilët janë abuzimi më i madh i KESH-it. I kam kërkuar së treti ligjin për oligarkët. Po i shtoj dhe një pyetje të katërt, autoriteti i konkurrencës përse nuk i vendosi gjoba oligarkëve të miellit?”, u shpreh Fatmir Merkoci nga protesta kunder rritjes se cmimeve.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re