Ka nisur protesta e thirrur kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Qyetarët janë mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas nga aty, do të drejtohen për te Kryeministria.

 

Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

 

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re