Vijon protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Aktivisti Ervin Goci ka folur për Faxnews duke thënë se shpreson që qytetarët të mblidhen në shesh pasi të rrish në shtëpi kushton më shumë.

Ai tha se protesta do të ketë vazhdimësi, ato nuk do të ndalen e do të vazhdojnë me muaj e muaj.

Ervin Goci: Menduam meqë ka pasur kërkesë e lamë të hapur që protesta të eci pa orar, sigurisht që kur bën një protestë të gjatë duan struktura, por ne i lamë të lirë.

Gjithsesi kam shpresë se në oraret e mëvonshme do të ketë mobilizim, po shtohen disi, ta vazhdojmë më vonë, ishte një dëshirë që protesta të ecte pa dallim, nuk kishte ndonjë qëllim të fshehtë apo të tërthortë, ne i dimë sfidat për një protestë, njeriu duhet të guxojë.

Ne do ta mbajmë gjallë sa të kemi fuqi.

Të rrish sot në shtëpi kushton ndërsa ekonomia është vënë për 5 oligarkë. Kjo është thelbi për të mos bërë shumë poezi.

Ideja ishte e vazhdimësisë, qëndrueshmëria zgjat orarin, nuk bëhet fjalë zgjatje pas zgjatje. Kjo ishte ideja.

Kërkesat tuaja ?

Kanë dalë pas një jave pasi masa popullore kishte shpenzuar orë të tëra duke protestuar, dhe nga të gjitha këto diskurset ne kemi bërë një përmbledhje të atyre që na përfaqësojnë.

I kemi pasur cmimet jashtë kontrollit, merren masa paraprakisht. Donim të ndalonim këtë lloj orteku që po zbraste ekonominë e qytetarëve.

Hetimi, rregullimi i taksimit për naftën , kemi kërkuar që koncesionet të anulohen, janë vepra korruptive, s’kanë asnjë lloj kontributi. Po luhet me arrogancë me njerëzit.

Shqipëria është futur në një valë protestash, pakenaqësi, vështirësi, mungesë stabiliteti e do zgjasin për muaj e muaj. Kjo gje nuk ndalet.

Rama të paktën sa di unë ska qeverisur një ditë në jetën e vet, nuk po merret me problemet e qytetarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re