Rritja e forte e cmimeve duket se nuk ka te ndalur. Instituti i statistikave deklaroi se inflacioni ne muajin qe lam pas arriti nivelin me te larte qe nga viti 2001, 6.2%.

 

Ushqimet dhe transporti jane dy zerat krysore qe kane peshen me te madhe ne kete nivel inflacioni, i cili po rendon ndjeshem buxhetet familjare shqiptare.

 

Por njekohesisht cmimet jane rritur ne te gjitha grupmallrat e tjere.  Inflacioni 6.2% eshte gati dy here me i larte se objektivi i Bankes se Shqiperise prej 3%.

 

Kjo rritje cmimesh duket e paprecedente dhe se pritshmerite per me tej jane se do te vijojen te qendrojne ne te tilla nivele edhe ne muajt e ardhshem. Inflacioni i larte po jep efektet e para ne tkurrjen ekonomise, pasi sinjalt jane qe po ulet konsumi duke u fokusuar vetem tek sherbimet me jetike.