Skip to content

Rritja e çmimeve/ Protestuesit në Lushnje ulen në mes të rrugës, bllokojnë qarkullimin

Disa fermerët të Lushnjes kanë dalë sërish sot në protestës kundër rritjes së çmimeve.

 

Ata kanë bllokuar aksin Lushnje-Fier, në zonën e njohur si udhëkryqi i “Pushimit të Shoferit”, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

 

Për të liruar lëvizjen, ndërhynë forcat policore, të cilat u përballën me mosbindjen e një grupi protestuesish, të cilët nuk pranonin të largoheshin nga rruga.