Kryeministri Edi Rama pasi lajmëroi se qeveria ka marrë një vendim për sa i përket përballimit të krizës energjitike, ka folur rreth fakteve që sollën këtë krizë duke thënë se kjo është diçka globale.

Rama më tej tha se planin e masave për rritjen e çmimeve do ta publikojë nesër ndërsa shtoi se e ndjen shqetësimin e qytetarëve më shumë se të gjithë për shkak të detyrës si kryeministër.

“Jemi këtu për mishëruar shqetësimin e çdo qytetari dhe për shkak të detyrës unë sot fle më pak se çdo qytetar se e ndjej këtë shqetësim të qytetarëve” tha Rama.

Rama është ndalur tek prodhimi që bën Shqipëria për karburantet dhe energjinë por sipas kryeministrit prodhimi është më i ulët në krahasim nga ajo që shpenzon vendi, kështu i duhet të dal në tregun ndërkombëtar.

“Është shumë mirë ta dëgjojmë me sa më shumë vëmendje njëri tjetrin se jam i vëmendshëm të dëgjoj të gjithë që thonë kjo është krizë globale dhe këto janë çmimet në tregje.

Por unë e kam të pamundur ta mendoj se mund të vrapojë bashkë me ata që kanë marrë çmimin e energjisë. Është mirë që edhe ata që e kanë këtë shqetësim të dëgjojnë broçkullat që Shqipëria nuk preket nga kriza pasi prodhon vetë. Por këtu bëhet e pabëra. Këto duhen lënë mënjanë.

Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shesim energji sepse kur ka reshje ka dy rrugë ose tas shesë ose ta derdhi. Ky është mot reshjesh dhe çmimi është më i ulët dhe e shet kur nuk është çmim i lartë” tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re