Rritja e çmimeve të produkteve të shportës/ Balla dhe kryebashkiakja e Lushnjës shohin nga afër situatën në supermarkete

 

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë shkaur sot në Qendrën Tregtare Metropol.

 

Balla dhe Sefa ishin në Qendrën Tregtare Metropol si përfaqësues në Kuvend edhe për shportën familjare të ushqimeve.Balla pa nga afër çmimet e ushqimeve të shportës ndërsa thejsoi se e rënsësishme është që të këtë një ofertë.

 

“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës. Ideja është që ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha Balla.

 

Duke parë cmimet e produketeve, ai theksoi produktet bazë, kanë çmimet që ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.

 

“Mendoj që me këto çmime, pra prouktet bazë janë aty ku e ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve. Duhet të bëjmë thirrje se nuk ka nevojë për tu krijuar stoqe të mëdha sepse nuk ka për tu vënë në dyshim sido që të shkojë, furnizimi bazë”, tha Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re