Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar Rigels Xhemollari, nga Qëndresa Qytetare për të folir për protestën që mbahet sot kundër rritjes së çmimeve.
Xhemollari u shpreh se me rritjen e çmimit të naftës janë rritur edhe çmimet e produkteve ushqimore. Po ashtu Xhemollari shtoi se çdo dite qytetarëve po u ikën nga një produkt nga tavolina për shkak të rritjes së çmimeve.
Xhemollari: Protestat janë një formë e pakënqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë për të reduktuar këtë kosto të rritjes. Me rritjen e çmimit të naftës janë rritur edhe cmimet e produkteve ushqimore.
Është rritur edhe uji i pijshëm. Nafta do parë si një zhvillim kryesor për zhvillimin e ekonomisë. Jemi në përfundim të efekteve të paketës që doli në fund të marsit. Masat nuk i përgjigjeshin kërkesave. 650 mijë pensionistë janë lënë në mëshirë të fatit.
Me rritjen e çmimeve qytetarëve po u ikën cdo ditë nga një produkt nga shporta, tavolina e tyre. Ka koncesion që po thithin buxhetin e shtetit. Kemi të njëjtin arsim, shëndetësi, administratë që na shërben.
Protesta nuk parashikon temperaturat, motin, është një ndjesi. Cdo kush e sheh protestën si një kundërvenie ndaj politikave qeveritare. Ka shumë arsye për të protestuar. Kemi një bord për naftën që ka dubluar me dhjetëra institucione, nuk e dimë se si vjen ky cmim, ka mungesë transparence.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb