Avokati Adriatik Lapaj gjatë një interviste në Skype për “Fax News” ka folur për protestën që do të organizohet sot për rritjen e çmimit të bukës, energjisë dhe karburanteve.

Aktivisti pret që në shesh të dalin qytetarë të shumtë dhe të reagojnë duke protestuar çdo ditë në orën 17:00 që të detyrojnë qeverinë që të reagojë për vështirësitë ekonomike që po përballet çdo shqiptar. Adriatik Lapaj theksoi se kjo protestë e thirrur në rrjetet sociale nuk ka udhëheqës por sipas tij secili është për hesap të vet pasi rritja e çmimeve ka cënuar jetesën e çdo familje shqiptare.

Kjo protestë nuk ka organizator. Urdhri i dytë anulon të parin dhe ambasada amerikane ka lajmëruar shtetasit e saj për njoftimin e protestës. Nuk kanë nevojë që t’i themi njerëzve që është rritur buka ose energjia elektrike, qytetarët në këtë protestë secili është për hesap të vet, ne si shqiptarë jemi mësuar keq që të organizojnë protesta opozita.

Ta shikojmë sa do të pjesëmarrja në këtë protestë sa do të jetë reagim popullor. Kjo protestë është edhe për shtesat e pasura, kur një i pasur shikon që fëmija i dikujt tjetër nuk ka të hajë bukë, ai fëmijë që rritet në varfëri nesër kthehet në një subjekt që nuk ka dashuri për fëmijët e tjerë që janë rritur në kushte të mira. Kjo protestë nuk është normale.

1/3 e shqiptarëve jeton me vetëm bukë s’kanë gjellë dhe ushqehen vetëm me bukë. Në Tiranë nuk i bën përshtypje një pjesë, por në zonat rurale të rritet buka me 20 lekë është fatale. Të kujtosh që jetimët marrin ndihmë sociale me 30 mijë lek të vjetra në muaj cfarë do blejë ai si do ushqehet.

Qeveria indiferente ndaj protestës – “Nëse dal vetëm unë në protestë ata nuk shqetësohen për mua, por nëse del populli atëherë shqetësohen. Nëse shikojnë që reagimi është i madh mbarë popullor për energjinë elektrike rritet dhe do të ketë reflektim.

A do të përshkallëzohet protesta? – “Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë kam lajmëruar policinë për protestën dhe kam çuar shkresën në polici që do të protestoj cdo ditë, unë do të dal vetëm që të protestoj, e shikoj detyrim për fëmijët e mi, ose për bujqërit që me duart e plasaritura nga puna paguajnë taksa për të ndërtuar shkolla që u arsimuan shoqëria. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri për të krijuar balancën e shtresave për jetesë normale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re