Në Festat e fundvitit është bërë traditë tashmë që në krye të tryezës të jetë gjeli i detit . Si të gjitha prodhimet bujqësore të tregut edhe çmimi i gjelit të detit ka pësuar rritje drastike. Thënë kjo, një kilogramë i gjelit të detit shitet me 800 lekë të reja ndërsa pula e detit shkon deri në 900 lekë të reja kilogrami. Kjo ka ndikuar tek qytetarët të cilët mendojnë që të ulin shpenzimet për konsum këtë fundvit.

Qytetarët: Me këto çmime të ritura do mendohemi njëher ose do të marrim një të vogël .Megjithëse kemi marrë shpërblim ne jemi pensionista dhe pensioni nuk na del është i vogël skemi se çfarë të blejmë me të më parë.

Tregtarët: Jemi të detyruar ti ngremjë çmimet, është rritur gjithçka. Ne sakrifikojmë shumë për të ritur gjelat e detit. Nuk është e lehtë për ti rritur pasi çmimet e ilaçeve si dhe drithërat ushqimi me të cilën i mbajmë janë rritur shumë. Të rrisësh një gjel deti është si të rrisësh një fëmijë. Sepse ka kosto të shumta. U rritën misri dhe gruri, të gjitha këto nën produkte me të cilat ushqehen këto gjallesa. Pra ne kemi kosto të lartë por edhe populli nuk ka lekë. Ne dalim me humbje. Nga e keqja e kemi rritur cmimin, ku do shkojmë? Familja do lekë, do të hajë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re