Ka dështuar protesta e paralajmëruar nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës.

Nga një vështrim në disa pika kryesore të kryeqytetit, “Fax News” raporton se shoferët e kanë injoruar këtë nismë duke vijuar normalisht lëvizjen.

Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama e rriti dje çmimin e naftës në 258 lekë për litër, nga 248 lekë që ishte. Çmimi rekord i naftës ka sjellë reagime të shuma në rrjetet sociale, ndërkohë që shumë qytetarë kanë paralajmëruar protesta por në realitet ndodhi e kundërta.

Për ironi të fatit në orën 12:00 kohën kur ishte paralajmëruar protesta, kryeministri Edi Rama mori fjalën në seancën plenare në Kuvend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re