
Në qytetin e Elbasanit po ndjehen efektet e rritjes së çmimit të karburantit. Gjatë ditës së sotme në qytet ka më pak makina në qarkullim teksa qytetarët kanë marrë biçikletat për të lëvizur.
Qytetarët e Elbasanit kanë folur për Faxnews ku janë ankuar se çmimet janë të papërballueshme për ta.
Ata thonë se detyrohen të lëvizin me mjete për të mbyllur punët e përditshme ndërsa të tjerë kanë preferuar të lëvizin në këmbë.
“Unë jam fukara, s’kam lekë të blej makinë. Rritja e karburantit është faji i kryeministrit, ka vënë taksa të larta mbi ata që transportojnë karburant. Qeveria është fajtore por edhe populli që nuk ngrihet.”– u shpreh një qytetar.
“Me këto rroga që janë në Shqipëri rëndon pak. Me makinë dalim për halle, nuk dilet për qejf me këto pavarësisht, nuk ia dilet, nuk e përballojmë dot. Me këtë cmim që ka shkuar nafta, se besoj se e përballon njëri. Në 10 të natës me ca do kthehesh, do detyrohesh me makinë, 10 km në darkë se bën dot. Nuk do protestojë se nuk e kam bërë asnjëherë, janë politike më shumë”– u shpreh një i ri në Elbasan.
“Me 3 mije nafta nuk më hyn në punë makina, sna del për bukë jo për makinë. Përditë protestë,do le punën e do dal në protestë. Për 1 punëtor si përballohet me këto rroga? Mjete ka por ka rënë, të presim, nafta do eci, do shkojë deri në 4 mijë lekë për litër” – u shpreh një tjetër.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb