Autoriteti i Konkurrencës do të nisë hetimet ndaj nëntë ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal, pas rritjes së çmimit të këtij produkti.

AK ka dyshime se këto kompani kanë një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar për të caktuar çmimet.

Hetim i thelluar përfshin periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.

Nga monitorimi i kryer gjatë këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës konstaton se çmimi i vajit vegjetal është rritur me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Njoftimi:

PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË HETIMIT TË THELLUAR NDAJNDËRMARRJEVE AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, DEVI 20 – GRUP SHPK,EQEREM – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, KRIKET-1 SHPK,TEUTA DURRES SHPK DHE PDF SHPK NË TREGUN E IMPORTIT,PRODHIMIT DHE SHITJES ME SHUMICË TË VAJIT VEGJETAL”Komisioni i Konkurrencës me pjesëmarrjen e:Në mbledhjen e tij të datës 18.03.2022, shqyrtoi çështjen me:Objekti: Hapja e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGROBLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK,TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimitdhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.Baza Ligjore: Neni 4, neni 24, shkronja (d), neni 26 dhe neni 43 i ligjit nr. 9121, datë28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar; Ligji nr. 44/2015“Kodi i Procedurave Administrative”.Komisioni i Konkurrencës, pas shqyrtimit të relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm, tëAutoritetit të Konkurrencës,VËREN SE :1. Komisioni i Konkurrencës me vendim nr. 803, datë 28.05.2021 “Për hapjen e procedurës së hetimitparaprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal” dhe mevendimin nr. 815, datë 02.09.2021 “Për një ndryshim në Vendimin e Komisionit të Konkurrencësnr. 803, datë 28.05.2021 “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit,prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal”, vendosi hapjen e procedurës së hetimitparaprak në këtë treg, për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021.2. Gjatë kësaj periudhe hetimore, 8 mujore u përcaktua se: treg përkatës i produktit përfshin: (i)Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal;(iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal. Tregu përkatës i produktit është vaji ilulediellit. Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.Z. Denar BIBA KryetarZnj. Leida MATJA Zv/KryetarZnj. Rezana KONOMI AnëtarZnj. Adriana BERBERI Anëtar23. Nga analiza e strukturës së tregut, vlerësohet se 4 ndërmarrjet me pjesën më të madhe në tregun eimportit të vajit vegjetal për vitin 2020 janë përkatësisht ndërmarrjet: Globcom SHPK me 26% tëtregut, Devi-20 me 22% të tregut, Ferra&Co me 19% të tregut dhe Kriket-1 me 10% të tregut,kurse ndërmarrjet e tjera kanë një pjesë më të vogël që varion nga 0%-3%, të cilat përbëjnë në total13% të pjesëve të tregut. Konstatohet se për vitin 2020 tregu i importit të vajit vegjetal është njëtreg mesatarisht i përqendruar (katër ndërmarrje të mëdha).4. Ndërmarrjet më të mëdha të cilat importojnë vaj të hapur të rafinuar janë: ndërmarrja GlobcomSHPK e cila e shet me shumicë të ndërmarrjet PDF SHPK dhe Bomira SHPK; ndërmarrja Kriket1 përsëri një pjesë e shet me shumicë si vaj të hapur dhe një pjesë e ambalazhon për ta shitur meshumicë; ndërmarrja Bomira një pjesë të vajit të hapur të importuar e shet me shumicë si të tillëdhe një pjesë e ambalazhon për ta shitur me shumicë nën markën Bomira; ndërmarrja Ferra&Co ecila një pjesë e shet me shumicë vaj të hapur dhe një pjesë e importon me shishe; etj. Ndërmarrjettë cilat importojnë vaj të ambalazhuar të gatshëm për shitje janë: ndërmarrja Devi 20 – Grup e cilaimporton vajin e markës Floriol; ndërmarrja Eqerem – 934 importon vajin e markës Zollota;ndërmarrja Ferra&Co importon vajin e markës King etj.5. Nga analiza e strukturës së tregut, vlerësohet se ndërmarrja që ka pjesën më të madhe të tregut tëprodhimit/ambalazhimit për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 është ndërmarrja PDF SHPKme 38% të tregut. Bomira zotëron 33% të tregut të vajit vegjetal dhe më pas Kriket-1 me 21% të

tregut. Të gjitha ndërmarrjet e tjera zotërojnë 3% ose më pak duke patur një total prej 8% të gjithasë bashku. Treguesit e përqendrimit tregon për një treg shumë të përqendruar, gjë e cila konstatohetedhe nga fakti se në tregun e prodhimit/ambalazhimit të vajit vegjetal operojnë vetëm 10ndërmarrje.6. Tregu i shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një tregmesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%,GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dheTeuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar metregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edheprodhuesit/ambalazhuesit të vajit vegjetal.7. Duke vlerësuar pjesët e tregut, pengesat e hyrjes në treg, konkurrencën potenciale dhekundërveprimin e fuqisë blerëse, asnjë nga ndërmarrjet për periudhën 1 tetor 2020- 20 maj 2021nuk përmbush kriteret e nenit 8 të ligjit nr. 9121/2003, dhe për pasojë nuk ka ndërmarrje me pozitëdominuese në tregun e shitjes me shumicë të vajit vegjetal për periudhën e hetimit në fjalë.8. Në vijim të hetimit paraprak dhe shqetësimit në media, pjesëtarët e grupit të monitorimit të ngriturme urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 të Sekretarittë Përgjithshëm, në datat 11.03.2022, 16.03.2022 dhe 17.03.2022 monitoruan tregun tregtimit tëvajit vegjetal (shumicë dhe pakicë), nga ku rezultojë se:– Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPKdhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritjegjatë vitit 2022.– Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta),Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhësshkurt – mars ka pasur trend rritës. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH,3Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë meTVSH.9. Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar2022 – 11 mars 2022, u konstatua se:– Ndërmarrjet të cilat kanë pjesë më të madhe të tregut janë: Globcom me 30.18% të tregut; Devi– 20 Grup me 22.18% të tregut; Eqerem – 934 me 13.64%; Ferra&Co me 12.48%; Kriket-1 me7.62%; AgroBlend me 5.21% dhe Teuta me 2.48% të tregut.– Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhenë mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri.– Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.10. Për sa më sipër, rezulton se: rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit tëshitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUPSHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTADURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar.PËR KËTO ARSYE:Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjitnr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”,VENDOSI:I. Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRASHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOMSHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit,prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.II. Hetimi i thelluar të përfshijë periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.III. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.KOMISIONI I KONKURRENCËS

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re