Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, ka reaguar lidhur me lajmin për rritjen e çmimit të zarzavateve.

Spahiu ka ironizuar projektin e kryeministrit Rama, duke thënë “Të na rrojë projekti 100 fshatrat”.

Deputeti kritikon qeverinë për shpenzimin e parave për projekte të cilat nuk ndihmojnë në zhvillimin e vendit, e mbi të gjitha lënien pa subvencione të fermerëve.

Postimi:

Të na rrojë projekti 100 fshatrat!

Ashtu si në çdo sektor, dhe sa i takon fshatit, Qeveria ndjek te njëjtën strategji, Propagandën.

Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojne aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqesor, i cili konkurrohet keqas nga importet.

Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjeter në vend.

E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vënd, e për pasojë, kosto më të larta për komsumatorin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re