Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar protestat që u zhvilluan dje në disa qytete paralelisht për rritjen e çmimeve.

 

Berisha deklaroi se populli është zgjuar me fuqishëm se kurrë dhe po ndërmerr protesta me përmasat e një uragani, kundër rritjes së çmimeve.

 

Ish kryeministri thekson se populli ka mbështetjen e popullit opozitar në këtë kauzë, e cila lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familejve shqiptare, të cilën qeveria po e shtyn drejt varfërisë.

 

“Ndërgjegjia qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë. Po merr protesta me përmasat e një uragani. Ajo ka mbështetjen e popullit opozitar. Është kauza më e drejtë, që lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familejve shqiptare, e cila korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt varfësirsë. Çmimet e papërballueshme të rritjes së naftës, janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko