Inflacioni njohu rënie për herë të parë pas një viti, duke dhënë sinjale se rritja e çmimeve në vend mund të ketë njohur pikun.

 

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, niveli i inflacionit për muajin nëntor u regjistrua në 7.9%, nga 8.3% që ishte në tetor. TAB1

 

Ndërsa nëntorin e vitit të shkuar, ky tregues ishte në nivelin e 3.1%, duke treguar për rritjen e ndjeshme të çmimeve që po përjetohet këtë vit nga konsumatorët.

 

Duke krahasuar të dhënat e nëntorit me ato të tetorit, sipas INSTAT, muajin e shkuar çmimet e transportit pësuan uljen më të ndjeshme, në nivelin e 4.8%. Rënie çmimesh ka pasur edhe për grupet qira, ujë, lëndë djegëse me 0.2% si edhe ushqime e pije joalkoolike me 0.1%. TAB2

 

Por nga ana tjetër, qytetarët paguan më shtrenjtë për hotele, kafene e restorante, pije alkoolike, argëtim e kulturë, ndërsa u shtrenjtuan edhe tekstilet.

 

Ndërkohë, nëse bëhet një krahasim i të dhënave të nëntorit të këtij viti me atë të vitit 2021, rezulton se konsumatorve vendas po ju kushtojnë më shtrenjtë ushqimet, me vajin që ka njohur rritjen më të madhe me 24.1%, pasuar nga qumështi e nënproduktet e tij, peshk, buka e drihërat si edhe zarzavatet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re