Presidenti i vendit Ilir Meta ka ngritur alarmin sa i takon gjendjes së pandemisë në vendin tonë, për të cilën thotë se nuk mund të luftohet me propagandë.
Meta shprehet se nevojitet që të ketë një plan sa më të qartë për menaxhimin e situatës Covid, duke filluar që nga kushtet në spitale, e deri te rritja e masave mbrojtëse për mjekët dhe infermierët. Sipas presidentit brenda një jave fastet Covid janë rritur me 20.4%.
Postimi i plotë i Metës:
Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës. COVID-19 nuk ndalet me propagandë.
Shëndeti dhe jeta e shqiptarëve duhet të jenë prioritet absolut.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
