Gazetari Artan Hoxha, i ka bërë një kërkesë ironike kryeministrit Rama, që të dalë dhe tu kërkëojë qytetarëve që të mbajnë dorën në lidhje me vrasjet që po ndodhin pothuajse çdo ditë në vend kohët e fundit.
Hoxha rikujton thënien e kryeministrit për grupet kriminale ‘kokat hëngshin’, dhe i bën apel këtij të fundit të flas dhe njëherë pasi qytetarët e ‘dëgjojnë’.
Postimi i plotë i Artan Hoxhës: 13 nentor 2018….
Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the…
Ja ta degjuan keshillen o komandant.
Por meqe u the:
“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…
Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.
Thuaju qe ta mbajne pak doren.
Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen…
U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, qe sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje ne dite.
…
/faxweb
