Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e Covid në vend dhe rritjen e rasteve të reja.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Alimehmeti tha se kemi te bëjmë me një nënvariant të omicron. Ai thekson se nuk ka vend për panik në shkallë europiane dhe globale.

 

“Kemi të bëjmë me një nënvariant të Omicron. Janë shifra që ne nuk duhet të mbajmë syrin tek rastete e reja. Nuk ka një panik në shkallë euorpiane apo edhe shkallë globale sepse nuk po rritet numri i shtretërve të zënë në spitale”, tha Alimehmeti.

 

 

Ai shtoi se së shpejti koronavirusi do të jetë një grip i zakonshëm. Mes të tjerash epidemiologu tha se ky dimër që po vjen do të jetë shumë larg dimrit që kaluam.

 

“Ne po shohim valë pas vale që janë gjithmonë e më të buta, flasim për rastet e rënda dhe humbjet e jetëve. Nuk jemi akoma tek zhdukja, koronavirusi do të jetë një grip i zakonshëm në të ardhmen, por ende s’e konsiderojmë dot të tillë. Dita e parë e dytë ka shenja më të forta e trete e në vazhdim bëhen më të lehta. Po vemë re që varianti tjeter nuk po ndodh sepse omicron ka një fitnes shumë të lartë për trupin e njeriut e ka rritur shumë steken për një variant tjetër që të shfaqet. Ky dimër që vjen do të jetë larg dimrit që kaluam”, tha Alimehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re