Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët pas shtimit të rasteve të personave të infektuar me COVID-19, bëri të ditur se nëse rastet do të rriten do të detyrohemi të shkojmë drejt një rimbyllje.
“U vendosëm javë pas jave të heqim masat dhe ta lirojmë lëvizjen ishim të qartë se hapja do të sillte me vete dhe rrezikun e harresës. Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte gjithnjë e më shumë kthimin në realitet duke thënë se shëndeti i familjes nuk mund të dobësohej.
Kemi zgjedhur me vetë dije rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit. Kemi dashur te jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe e kemi thënë që numrat do të rriteshin. Ju kam kërkuar vijimiësisht të mirëkuptojmë nevojën për solidaritet të ri dhe rrespektimin e rregullave. Me polic dhe me ushtar mund të kontrollosh mbylljen por nuk disiplinon hapjen.
Nuk kam ndryshuar mendim të vdekurit nuk ringjallje. Për bukën e gojës në Shqipëri nuk ka vdekur askush. Nje mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë për çdo familje dhe për burimet e rimëkëmbjes. Nëse do të vazhdojmë kështu do të na duhet të rimbyllemi dhe në atë pikë do të na duhet të përballojmë shumëfish sakëlldinë që do të na duhet të përballojmë ku u rimbyllëm. E kemi vetë në dorë të kontrollojmë armikun e padukshëm.”- tha Rama.
/faxweb
