Ekspertja e statistikave, njëherësh ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për administratën publike, deputeteve dhe ministrave, ku tha se ky vendim nuk është një politikë e studiuar.

Ish-drejtoresha e INSTAT,  u shpreh  se ky vendim do të rrisë hendekun e diferencës mes shtresës së lartë dhe asaj së mesme, ku tha se do të thellohet shtresa e varfërisë.

Pjesë nga biseda:

Rritja e pagave, a është një politikë e studiuar?
Është një vendim që nuk është marrë mbi një studim të caktuar, duhet të kuptoheshin nivelet e pagave dhe nuk ka një studim të mirëfilltë ku është tregu shqiptar.

Çfarë efekte pritet të sjellë?

40% e popullsisë janë me pagë minimale dhe vetëm 7% janë mbi 1.2 mln. Vendosja e një page kaq të ndryshe do thotë që do kalojë në krijimin e një shtrese shumë të varfër dhe një të mesme, e thellon pabarazinë dhe varfërinë. Do rritet inflacioni dhe çmimet, 40% janë pothuajse gjysma e popullsisë dhe krijohet distancim mes stresesh. Rritja e çmimeve do ndikojë tek personat që sigurojnë të ardhura më të pakëta. Është vendim i pastudiuar.

Justifikohet rritja e pagave me koston prej 39 mld lekë?

Janë paratë tona të taksave, problemi social është shtresa e mesme duhet të ngrihej. Me këto rritje paga e thellon distancimin mes shtresave. Duhet bërë indeksimi, sidomos për pensionistët. Vite të tëra nuk është bërë fare, ka thjesht një manovër.
Nuk ka një përqindje standarde, bazuar mbi meritokracinë?
Nuk e di, duhet bërë rregullim për shtresën e mesme dhe pastaj për të lartën. Është diçka që nuk është studiuar, të na i tregojnë efektin që ka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re