Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dhënë detaje në lidhje me vonesat që po ndodhin për rritjen e pagave.

Ibrahimi ka hedhur poshtë përllogaritjen e kofiçentëve dhe është shprehur se vonesa ka ndodhur për shkak të përllogaritjeve që do të bëhet në lidhje me pagesën e punonjësve në 200 institucione për të mos bërë gabime.

Edhe për të sqaruar këtë element ne gjykuam se duhet që të dilja në një konferencë për shtyp. Ju duhet të kuptoni se janë mbi 200 institucione publike që përfitojnë nga rritja e pagës dhe kjo duhet që të bëhet zbardhje vendimit në lidhje me këtë. Që bëhet me klasën e pagës me përfituesit dhe ne në Këshillit e ministrave ne vendosëm që në maj pagat të jepeshin si të kaluarën në mënyrë që të merrnim kohë dhe të mos bënim gabime. Udhëzimi është në prag të përfundimit dhe është e përcaktuar sesi shtesat do të përcaktohen, dhe kjo shtesë të futet në mënyrë që të mos merren gjoba. Nuk ka asnjë ndryshim në koficentët e përcaktuar për rritjen e pagës dhe për futjen ne fuqi, ana buxhetore është e njëjtë ku paga do të rriten në dy shkallë e para do të ndodhë gjatë këtij muaji dhe pjesa tjetër muajin tjetër”, ka thënë ministrja.

Gjithashtu ajo ka shprehur se shtesat në paga do të aplikohen këtë muaj, ndërsa sa i përket sektorit të arsimit, sigurisë dhe shërbimeve mbështetëse VKM e reja për rritjen e pagave janë miratuar në kohë dhe tashmë ato po marrin pagat e reja.

Ndër të tjera ajo i është përgjigjur pyetjes së gazetares Esiona Konomi në lodhje me përllogaritjen gabim që stafi i ministrisë së Financave mund të kishte bërë me pagën e sistemit gjyqësor, ku prokuroria e Përgjithshme ka theksuar se nuk kanë marrë buxhetin e duhur.

Ministrja është shprehur se një situatë e tillë nuk është për shkak të përllogaritjes së ekspertëve por për shkaqe ligjore.

Para se të paragjykohet stafi i ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë duhet që të bëhet një analizë në lidhje me vërtetësinë e akuzave, këtu bëhet fjalë për një numër të madh të punësuarish dhe është një proces ligjor që ka pasur debate. Ne nuk kemi shkaktuar asnjë krizë financiare në asnjë institucion të pavarur buxheti i shtetit funksionon me ligje dhe sapo të ketë një ndryshim në këtë ligj di të marrim masa për zbatimin e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Në bazë të Gjykatës Kushtetuese qeveria ka propozuar një normë të re ligjore në lidhje me pagat për magjistratët. Vendimi i gjykatës Kushtetuese kërkonte hartimin e një norme të re ligjore për pagat dhe nuk ka pasur keq llogaritje nga ana e ekspertëve”, ka thënë ajo ndër të tjera.

vijon…

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re