Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave ishte jo i studiuar mirë dhe nuk është një reform pagash e mirëfilltë.

ILIR-META_frame_60060-1280x7201

Përmes një reagimi në Facebook, Meta është shprehur se plani i qeverisë ishte një manovër elektorale, ku sipas tij, edhe koeficentët u llogaritën gabim.

Reagimi i Metës:

‘Rritja e pagave, manovër elektorale, koifiçentët u llogaritën gabim’

Qeveria pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë më aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë të mirëfilltë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës.

Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, sa që në mënyrën më skandaloze, kjo rritje pagash nuk ka filluar të aplikohet pasi edhe koeficentët e llogaritjes së tyre ishin të gjithë të gabuar, ashtu sikurse është pranuar publikisht edhe nga qeveria, ndonëse ligji tashmë është votuar në parlament.’

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re