Pak javë më parë, qeveria njoftoi vendimin për të rritur pagat me 50 mijë lekë për mjekët specialistë. Mjekët nëpër spitalet e vendit kanë shprehur mirënjohje për vlerësimin. Ata thonë se rritja e pagave është një mundësi edhe për të frenuar largimin e bluzave të bardha jashtë vendit.

“Si mjeke e re specialiste ndihem e motivuar të punoj në një spital me kushte optimale dhe me një pagë që vlerëson profesionin tonë“, tha Xhensila Ujka, nefrologe në spitalin bashkiak të Kurbinit.

“Rritja e pagave është një lajm shumë i mirë sidomos për mjekët specialistë të rinj, të cilët rrisin rrugëtimin e tyre me një motivim më shumë“, tha Dr. Edlira Elezi Buçpapa, endrokrinologe në spitalin bashkiak të Kurbinit.

Dr. Naim Nezaj, mjek specialist në spitalin bashkiak Tropojë thotë se: “Kjo rritje pagash është një shtysë për mjekët e rinj që të qëndrojnë dhe të shërbejnë në vendin e tyre.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re