Kryeministri Edi Rama nga konferenca për forumin ekonomik, tha se vendi po përballet me një krizë për burimet njerëzore dhe krahun e punës.

Rama paralajmëroi se Shqipëria duhet të përballet me këtë ‘stuhi’ dhe të ketë një kthesë në lidhje me strategjitë për të punësuar, ku shtoi se dhe rritja e pagave lidhet me këtë të fundit.

“Nevojën për domosdoshmërinë, pasi është një moment kritik për Europën dhe vendin tonë që nuk bën përjashtim dhe ka një vullnerabitet në një garë që vetëm sapo ka filluar, luftë për krahun e punës. Ne duhet me patjetër ta përballojmë dhe efektet katastrofike që ne do i mbijetojmë nëse duam të mbijetojmë me sukses në ekonomi. Rritja e pagave lidhet me këtë fakt por dhe mundësinë që u krijua, të cilën nuk e kemi pasur më parë dhe do të sjellë efekte pozitive, shpresojmë që të ritën dhe në sektorin privat. Sot e gjithë sipërmarrja e ndjen, e dëgjon mungesën e mjaftueshme e kapitalit njerëzor. Nuk duhet të arrijmë në pikën që krahu i punës nuk mund të jetë më element konkueshmërie, 30 vjet më parë kur u hodhën themelet e fasonetritë ishte një gjeneratë e re gra dhe vajzash që u ulën, sot ato po dalin në pension në një punë të vështirë por të paguar pak, duke i dhënë mundësi sipërmarrësve që tu thonë porositësve, që këtu mund të prodhoni në gjithë firmat me kosto të ulta.

Nuk gjenden më këto vajza, as në Kamëz, as periferi që kanë qenë baza e kapitalit njerëzor të kësaj industrie. Duhet ndërruar loja, dhe të kalohet në një tjetër nivel duke e lënë pas fitimin. Duhet që sot të ketë një aleancë më bindjen që ky është moment me strategji ekonomike për çdo sipërmarrjen, bazuar tek nevoja. Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie që duhet rezistuar”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re