Parlamenti pritet te miratoje neser dy projektligje, qe jane pjese e reformes se pagave, me e madhja qe do te aplikohet deri me sot.

 

Behet fjale per rritjen e pagave te te gjithe administrates publike, ku perfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do te perfitojne 130 mije punonjes.

 

Pagat do te rriten gjate ketij viti dhe vitit te ardhshem, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.

 

Bashke me administraten do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati per dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision per rritjen e tyre. Reforma ka nje kosto totale prej 39 miliard lekesh.

 

Kryeministri ka argumentuar se ajo eshte e nevojshme ne kushtet e emigrimit te fuqise punetore si dhe per ti bere pagat me konkuruese me vendet e rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re