Akademiku artan Fuga është shprehur se rritja e pagave për deputetët, ministrat dhe administratën është një lloj pabesie ndaj qytetarëve.

dklkddk

Përmes një interviste në Panorama TV, Fuga tha se kjo krijon një lloj pabarazie në shoqëri dhe sipas tij ka bërë që njerëzit të humbasin besimin te politika.

“Kjo rritje për deputetët dhe një pjesë të madhe të administratës, të ishte përpara sesa të konsultohej qytetari. Qytetari u konsultua për zgjedhjet lokale. Fakti që gjendet ky moment është një lloj pabesie. Kjo është gjëja e parë që unë doja të thoja.

Gjëja e dytë që doja të thoja është se ne gjatë fushatës elektorale kemi dëgjuar deputetët e opozitës që të thonë se qeveria u shtoi rrogat, shtoi vende pune në mënyrë artificiale për të marrë rrogën. Pra i bie që nëse qeveria me këto metoda ka blerë zgjedhjet, i bie të ketë blerë edhe deputetët me një paralajmërim që rrogat do të rriten.

Krijimi i kësaj piramide pagash që krijon një distancë mes kësaj burokracie, kjo shtresë bën që qytetari të ketë një lloj zhgënjimi për politikën”, u shpreh Fuga.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re