Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi tha se vendimi për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave është cinik, sipas tij më parë duhet të miratohet minimumi jetik për qytetarët.

Berisha tha se duke miratuar minimumin jetik prej 200 euro për qytetarët, u mundësohet nxjerrja nga varfëria ekstreme dhe jo të rriteshin pagat nga lart posht.

“Propozuam të vendosnim minimumin jetik, ti japim çdo shqiptari 200 euro jashtë çdo politike. Duke i dhënë 200 euro ne nxjerrim nga varfëria ekstreme çdo shqiptar, njerëzit janë të varfër se i vjedh dhe varfëron qeveria.

Me 200 euro ne çdo pensionist, e të papuni e nxirrnim nga humnera e varfërimit, nga më e keqja kurse ju rrisni rrogat nga sipër lart. Ky është cinizëm, skeni lidhje me qytetarët përveç se ti vidhni votat, kalonit nga një komunitet në tjetrin dhe sot bëni ligjin cinik sot.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re