Ministri i Brendshëm Taulant Balla, është thirrur sot për të raportuar në Komisionin e Çështjeve Evropiane, ku është ndalur ndër të tjera dhe në rritjen e pagave për punonjësit e policisë dhe rritjes së numrit të punësimit të  tyre në strukturat e Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, ministri Balla deklaroi se “na duhet mbështetja e Kuvendit për të rritur trajtimin financiar të punonjësve të policisë në buxhetin e viti 2024, për të pasur një polici profesionale dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë”.

Balla u shpreh se nisur nga fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni turistik, “me 9400 punonjës policie që kemi aktualisht, është një sfidë e madhe”.

“E vërtetë është që në këtë vit në kemi pasur deri në 30 shtator fluksin më të madh turistik. Nëse ruhet ky trend, nuk ka asnjë dyshim që ky vit mbyllet me 10 milion. Policia e shteti nuk ka shtuar asnjë punonjës në strukturën e vet. Kemi përdorur 1600 punonjës policie që kanë patrulluar plazhin në sezonin turistik. Na duhet mbështetja e Kuvendit për të rritur trajtimin financiar të punonjësve të policisë, në buxhetin e viti 2024 për të pasur një polici profesionale dhe për të rritur numrin e punonjësve të policisë. Me 9400 punonjës policie që kemi aktualisht, është një sfidë e madhe. Ky ishte sezoni i parë turistik që nuk kemi pasur asnjë ngjarje kriminale ndaj turistëve. Kemi pasur aksidente por ju krime.

Ka pasur një shqetësim nga qytetarët sa i përket gjobave për mungesë të njoftimit, prej datës 10 shtator çdo qytetar që merr një shekeje rrugore, merr njoftimin ne celularin e tyre.

Për sa i përket rritjes së fluksit, na duhet të investojmë sa më shumë në kapacitetet tona operuese. Në një ditë të vetëm në Rinas kemi pasur 200 fluturime me avion. Është e rëndësishme të rrisim kapacitetet.  Në dhjetor të 2024 do mbyllet operimi i aeroporti i Vlorës. Aeroporti do të jetë një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan”, deklaroi Ministri Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re