Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve. Diplomati u shpreh se kjo është një çështje delikate e rëndësishme ndaj u shpreh se nuk kërkon që të bëhet pjesë e këtij debati.

Por ai theksoi se “deputetët e një parlamenti duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze dhe çdo parlamentar duhet të bëjë një punë të mirë”.

“Pyetje a pagave të parlamentarëve është një çështje delikate e rëndësishëm. Njerëzit pyesin vërtet veten se kush i ruan ata që ruajnë. Deputetet janë ata që vendosin për buxhetet ndaj nuk dua të përzihem

Mendoj se deputet e një parlamenti duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze dhe çdo parlamentar duhet të bëjë një punë të mirë.

E rëndësishme është edhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon të rrisë pagat.

Një debat i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare është që nëse pagat në sektorin publik ndikojnë në nivelin e ekonomisë”, tha Zingraf.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re